ekonominë

MBULIM-TRUMP-DEKLARIMI-ABCM1T1.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
nev ila13:08 | 08/10/2019

Me anë të një mesazhi në profilin e tij në Twitter presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nëse me pjekurinë e tij do të konstatonte se Turqia do të tejkalojë kufijtë, atëherë ai do të shkatërrojë ekonominë e vendit.

Madje kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan se e ka bërë dhe më parë një gjë të tillë.

Ai shtoi se së bashku me Europën dhe të tjerët duhet të kontrollohen luftëtarët e ISIS të kapur dhe familjet e tyre.

“Shtetet e bashkuara të amerikës kanë bërë më shumë se kushdo duke shkatërruar 100 për qind kalifatin. Tashmë është koha për të tjerët në rajon, disa prej të cilëve shumë të pasur, që të mbrojnë territorin e tyre shtoi”, përfundon Trump postimin e tij./ABC News Albania 24/7

sejko-1280x706.jpg
ad min19:40 | 03/07/2019

Për herë të parë Banka e Shqipërisë ka bërë pjesë të deklaratës monetare konstatimin se zgjatja e situatës politike problematike godet aktivitetin ekonomik të vendit. Gjatë konferencës për shtyp guvernatori Gent Sejko tha se aktualisht nuk po ndërhyhet për stabilizimin e kursit të këmbimit e se niveli i valutave në treg është normal, ndërsa faktorët janë sezonalë.

Banka e Shqipërisë kërkon që të zgjidhet sa më parë situata politike ku ndodhet vendi në mënyrë që të mos goditet aktiviteti ekonomik i vendit.

Guvernatori i bankës qendrore Gent Sejko ishte duke lexuar deklaratën e Këshillit Mbikëqyrës kur tha se zgjatja e kësaj krize dëmton klimën e biznesit duke dhënë pasoja në zhvillimin dhe rritjen e ekonomike. Kjo është hera e parë pas disa muajsh që Këshilli Mbikëqyrës vendos një konstatim të tillë në deklaratën e politikës monetare.

Për Bankën e Shqipërisë forcimi i monedhës kombëtare në këtë periudhë, duke rrëzuar euron dhe dollarin lidhet me efekte sezonale e se për momentin banka nuk e sheh të arsyeshme ndërhyrjen, pasi nuk përbën rrezik për nivelin e inflacionit.

Aktualisht euro këmbehet me 122 lekë dhe dollari me 108. Një vit më parë banka qendrore injektoi një program ndërhyrjeje në treg me qëllim frenimin e rënies së euros, program i cili ende nuk është pezulluar dhe mund të përdoret në momentin që kursi do të ndikojë te inflacioni vjetor. Këshilli Mbikëqyrës edhe në këtë mbledhje vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit të lekut në 1%, duke vlerësuar se kushtet për dhënien e kredisë nga ana e bankave në këtë periudhë janë të kënaqshme./ABC News Albania 24/7

MISIONI-I-FMN-DEKLARATA-1280x720.jpg
ad min23:45 | 06/06/2019

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po vë në rrezik ekonominë globale. FMN ka akuzuar entet amerikane për shpërfillje të risqeve që i kanosen sistemit financiar global.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar të enjten se tensionet tregtare globale të shkaktuara nga rritja e tarifave nga Shtetet e Bashkuara do të dëmtojnë ekonominë globale. Sipas FMN, është jashtëzakonisht e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të zgjidhin kontestin e tyre me Kinën, pasi përdorimi i tarifave për t’i bërë presion gjigandit aziatik po minon sistemin global të tregtisë. FMN ngriti gjithashtu shqetësimin se sistemi financiar amerikan po bëhet i cënueshëm në kushtet aktuale të tregut, duke nënvizuar se të ardhurat mesatare të korporatave kanë qenë historikisht të larta, ndërsa standardet e shërbimeve po vijnë drejt dobësimit. Fondi paralajmëroi se një ndryshim i papritur i këtij ambjenti komod për korporatat amerikane mund të përmbysë situatën dhe të krijojë një tkurrje të aktiviteteve, investimeve dhe krijimit të vendeve të punës. “Sistemi financiar duket i shëndetshëm por rreziqet afatmesme ndaj stabilitetit financiar po rriten”, deklaroi FMN. Fondi kritikoi entet rregullatore të Shteteve të Bashkuara se ofrojnë reagime të vakëta për t’i bërë kontrast këtyre rreziqeve dhe gatishmëri për të lehtësuar masat shtrënguese./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono