Kategoria Superiore mbylli dje javën e 26 të saj, e cila më shumë shkoi në favor të Tiranës dhe Skënderbeut, që patën mundësinë të afrohen me rivalët direkt në garën për objektivat e tyre përkatës.
Elita e futbollit tonë rikthehet në fundjavë me javën e 27. Të shtunën luhen tre ndeshje. Spikat ajo mes Laçit dhe Vllaznisë, një prej më të fortave të këtij sezoni. Në të njëjtën orë Apolonia pret në Fier Teutën kryesuese.
Ndërkohë, Tirana udhëton në Korçë për të sfiduar Skënderbeun. Bardheblutë shkojnë me grup të plotë në atë ndeshje dhe tre pikët i afrojnë me kreun e renditjes.
Të dielën luhen dy sfidat e tjera. Kastrioti pret Kukësin në Kamzë, me verlindorët që shkojnë pas humbjes së djeshme ndaj Skënderbeut. Ndërkohë Partizani pret Bylisin në “Elbasan Arena”. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE
Java 27, 10 prill 2021
13:00 | Laçi-Vllaznia
13:00 | Apolonia-Teuta
13:00 | Skënderbeu-Tirana
Java 27, 11 prill 2021
13:00 | Kastrioti-Kukësi
16:00 | Partizani-Bylis