Eshtrat e patriotit të shquar Mit’hat Frashëri rivarrosen në atdhe

schedule13:59 - 14 Nëntor, 2018

schedule 13:59 - 14 Nëntor, 2018

69 vite pas vdekjes, përmbushet amaneti i mendimtarit të Kombit Mit’hat Frashëri, për t’u prehur në atdhe.  Eshtrat e tij mbërritën sot në Shqipëri, ndërsa qeveria kishte vendosur për këtë akt disa muaj më parë.

Në aeroportin e Rinasit ka mbërritur mëngjesin e sotëm arkivoli me eshtrat e Mid’hat Frashërit. Për të nderuar këtë figurë të shquar të kombit ishin të pranishëm personalitete shtetërore, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, intelektuale e studiues, të afërm të familjes.

Më pas homazhet për të nderuar patriotin shqiptar u zhvilluan te Akademia e Shkencave. Ndërsa ceremonia e rivarrimit të eshtrave të tij u zhvillua në Parkun e Madh të Tiranës, ku Mid’hat Frashëri do të prehet pranë vëllezërve Frashëri.

Edhe në këtë ceremoni shtetërore morën pjesë personalitete të shquara të letrave dhe kulturës, studiues, politikanë dhe të afërm të familjes Frashëri. Studiuesi Aurel Plasari dhe kryeministri Rama vlerësuan figurën e Mit’had Frashërit.

Mid’hat Frashëri, djali i Abdyl Frashërit është një nga figurat më të shquara intelektuale shqiptare. Ai ka lënë gjurmë si diplomat, shkrimtar dhe politikan.

Eshtrat e rilindasit, shkrimtarit dhe patriotit të madh mbërritën në atdhe pikërisht në javën e perkujtimit të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, që u drejtua prej tij.

Mit’had Frasheri lindi në Janinë më 25 mars 1880, u rrit në Stamboll dhe më pas gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare.

Në korrik 1908 Mid’hat Frashëri themeloi gazetën “Liria” në Selanik, në vitet 1897-1928  botoi revistën “Kalendari Kombiar”, më 1909 themeloi revistën “Dituria”, në Selanik, pastaj në Kostancë të Rumanisë dhe më vonë në Tiranë.

Më 1908 mori pjesë dhe u zgjodh kryetar i Kongresit të Manastirit dhe nënkryetar i Komisionit të Alfabetit.

Mit’hat Frashëri ishte gjithashtu nje nga nenshkruesit e deklarates se pavaresise.

Në qeverinë e Ismail Qemalit u emërua Ministër i Punëve Botërore, ishte anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1919 – 1920. Ndërsa më 1920 përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve.

I përndjekur nga regjimi komunist , i anatemuar si themelues i organizatës së Ballit Kombëtar, Mid’hat Frashëri në përfundim të luftës u vendos në Itali e më vonë në Londër, ku krijoi Komitetin “Shqipëria e Lirë”.

Mid’hat Frashëri nderroi jete  në Nju Jork më 3 nëntor 1949, ku edhe ishte varrosur deri tani.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!