Është me rrezik! Pse nuk duhet ta çoni celularin në tualet

schedule14:44 - 7 Prill, 2022

schedule 14:44 - 7 Prill, 2022

75% e amerikanëve dhe 41% e australianëve përdorin celularët e tyre edhe në tualet, sipas një sondazhi. Por shkencëtarët po japin alarmin, duke theksuar se ky zakon mund të ketë efekte shëndetësore.

Rreziqet lidhen me mikrobet e rrezikshme të pranishme në tualet, i cili është një mjedis ideal për rritjen dhe transmetimin e tyre.

Mikrobe të tillë janë E.coli, Salmonella dhe Campylobacter, të cilët mund të vendosen në sipërfaqet, palosjet dhe kutitë e telefonave celularë që janë prej materiali shumë miqësor ndaj mikrobeve.

Në këtë mënyrë ju mund të infektoheni me viruse dhe baktere që shkaktojnë gastroenterit, infeksione stafilokokale, etj.

Për të shmangur këtë përvojë të pakëndshme, ekspertët këshillojnë të mos e çoni celularin në tualet, të lani duart mirë pas vizitës në tualet dhe para çdo vakti dhe të dezinfektoni rregullisht sipërfaqen e celularit./abcnews.al