Mbrëmja e sotme është e veçantë për gjithë tifozët e futbollit sepse luhet finalja e Champions league. Manchester City dhe Chelsea i mundën të gjithë dhe sfidojnë njëri-tjetrin sot në “Estadio Do Dragao” të Portos.
Guardiola dhe Tuchel fatmirësisht nuk kanë mungesa të mëdha dhe vijnë në fushë me më të mirët. Para pak caste u publikuan formacionet zyrtare. Guardiola nuk i ndahet formacionit 4-3-1-2 dhe i ka besuar lojtarëve që ka aktivizuar rregullisht gjithë sezonit. Edhe sot luan pa qendërsulmues tipik.
Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Tuchel, i cili menjëherë injektoi filozofinë e tij te anglezët dhe sonte i zbret me rreshtimin 3-4-2-1. Janë emrat e zakonshëm dhe Timo Wernerit i është dhënë besim dhe e nis nga minuta e parë sonte. /abcnews.al
MANCHESTER CITY (4-3-1-2): Ederson; Walker, Stones, Dias, Zinchenko; B.Silva, Gundogan, Foden; De Bruyne; Mahrez, Sterling. Trajner: Pep Guardiola.
CHELSEA (3-4-2-1): Mendy; Rudiger, Silva, Azpilicueta; Chilwell, James, Konte, Jorginho; Mount, Havertz; Werner. Trajner: Thomas Tuchel.