“Është koha e krasitjes”, Mema: Njerëzit po i rikthehen tokës. Për fshatin të ketë më shumë investime

schedule21:03 - 10 Shkurt, 2024

schedule 21:03 - 10 Shkurt, 2024

Është koha e krasitjes! Këtë periudhë të dimrit, fermerët përveç punëve të tjera në fshat, merren edhe me përgatitjen e pemëve për stinën e pranverës.

Jemin Mema nga Prizreni pothuajse çdo fillim shkurti kalon kufirin dhe shkon në Kukës. Atje është punësuar nga të njohur për krasitjen e pemëve, zanat që e ushtron prej më shumë se 25 vitesh.

Thotë se krasitjen nuk mund ta bëje gjithkush. Duhet që pemët jo vetëm t`i njohësh, por edhe t`i duash. Vite më pare tregon se ka patur një pemtore me afro 200 rrënjë molle. Njerëzit po i rikthehen tokës. Jemini thotë se interesi për të mbjellë pemë frutore apo për të ngritur vreshta është rritur në fshat.

Në Kukës, klima favorizon më së tepërmi rritjen e mollëve, arrave e rrushit. Por pavarësisht se natyra është bujare, Jemini thotë se institucionet duhet të bëjnë më shumë për bujqësinë dhe fermerët.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!