Sulmuesi i Chelsea, Oliver Giroud, po e mendon tashmë seriozisht largimin nga londinezët. Pavarësisht kritikëve të tij, francezi gjithmonë e ka vërtetuar se është një golashënues i denjë, por në formacionin e Frank Lampard nuk ka vend për të.
Deri më tani 34-vjeçari ka luajtur vetëm 33 minuta në Premier League, shumë pak për një lojtar si ai. Sipas raportimit të “Daily Star”, Oliver kërkon të luajë më shumë dhe në merkaton e janarit atë mund ta shikojmë në një ekip tjetër.
Me ardhjen në ekip të Timo Werner dhe Hakim Ziyech apo dhe forma e mirë që po kalon Tammy Abraham është bërë shumë e vështirë që Giroud të luajë. Duke marë parasysh dhe Europianin e verës së ardhshme, sulmuesi kërkon më shumë minuta në mënyrë që të jetë në formë sa më të mirë për Francën. /abcnews.al