Ish prokurori Ervin Karanxha thotë se duhet të ketë marrëveshje specifike mes Brazilit dhe Shqipërisë, për ekstradimin e Ervin Matës.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karanxha u shpreh se Mata mund të kërkojë azil.
Ndërsa eksperti i sigurisë, Fatjon Softa deklaroi se arrestimi i Matës në Brazil, nuk ishte rastësor.
Ervin Karanxha: Do zgjasin procedurat. Filtrat gjyqësorë do kalojnë. Fakti që Brazili ka kërkuar marrëveshje në vitin 2023, tregon që këto konventa ndërkombëtare kanë detyrime ndërkombëtare, por ka nevojë për rregullim me marrëveshje specifike mes dy vendeve. Do jetë interpretimi i gjykatave. Ai mund të ngrejë pretendime. Mund të kërkojë edhe azil. Ai mund ta kërkojë, nuk mund të themi se do heqë dorë nga të drejtat e tij.
Fatjon Softa: Së pari, momenti i arrestimit të tij nuk është rastësor. Ka pasur ose ekspozim ose të lëvizjeve të tij fizike apo financiare, mund të ketë edhe dekonspirim. Jemi në fazën e arrestimit, ekstradimi mund të zgjasë 1 muaj, por mund të zgjasë edhe një vit. Janë disa procedura që duhet të ndiqen. Nga bashkëpunimi me Brazilin, mund të kemi edhe ekstradim. Sigurisht që, presim provat dhe faktet. Mund të mos jetë lëvizje e shefit të SPAK, por ndërmjetësim i amerikanëve që për linjat e kokainës, janë shumë sensitivë./abcnews.al


