Ermal Meta do të këndojë sonte në zemër të Tiranës në sheshin “Skënderbej”, në një koncert të organizuar nga Bashkia e Tiranës.
Këngëtari shqiptar, që fitoi festivalin e Sanremos këtë vit dhe përfaqësoi Italinë në Eurovizion mbërriti mbrëmë në kryeqytetin shqiptar. Ermal Meta u prit në një takim nga Kryebashkiaku Veliaj dhe ambasadori italian në Tiranë.
“Mbërriti jo vetëm një artist i shkëlqyer, por djali i rrallë Ermal Meta”, shkroi Veliaj në rrjetet sociale, ku publikoi dhe fotot e pritjes së këngëtarit.
“Sot do shihni e dëgjoni më shumë për historinë e tij frymëzuese që me gjasë do prekë e do të inkurajojë pafund të rinj shqiptarë! Në darkë ju presim të gjithëve në sheshin ‘Skënderbej’ për festën madhështore”, shkruan kryetari i bashkisë./abcnews.al