Ermal Fejzullahu tregon arsyen pse e refuzoi propozimin e parë të Fifit

schedule13:14 - 13 Tetor, 2020

schedule 13:14 - 13 Tetor, 2020

Kanë disa ditë që këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu dhe Fifi sollën këngën “Përjetësi”.

Por, me sa duket, ky projekt nuk ishte i pari i menduar për një bashkëpunim mes dyshes.

Së fundmi, Ermali tregoi se Fifi i kishte propozuar atij më parë një bashkëpunim, një këngë tjetër, por ai e kishte refuzuar, pasi kërkonte diçka më artistike.

Propozimi i dytë ishte kënga “Përjetësi”, ku duket se dyshja gjeti veten. Pasi kënga po pëlqehet shumë dhe vetëm për 3 ditë numëron rreth 1.9 milion klikime. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!