Erling Haaland në Premier League? E tregon Wenger

schedule19:05 - 3 Shtator, 2021

schedule 19:05 - 3 Shtator, 2021

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland po ndiqet nga skuadrat kryesore në të gjithë Evropën, por trajneri francez, Arsene Wenger është i sigurtë se ai do të transferohet në Angli.

Arsene Wenger mendon se Erling Haaland do ta ketë të pamundur t’i rezistojë joshjes për të luajtur në Premier League.

Sulmuesi i Borussia Dortmund është lidhur me disa nga skuadrat kryesore të Evropës vitet e fundit, me Manchester City, Manchester United, Liverpool dhe Chelsea që është raportuar të jenë të interesuar për shërbimet e tij.

“Unë mendoj se kjo do të ndodhë. Fuqia ekonomike e Premier League është shumë e fortë“, tha Wenger për Bild Live.

“Futbolli anglez është dominues sepse është aty ku ka më shumë para. Lojtarët gjithmonë mendojnë mënyrën më të mirë për të fituar më shumë para”, vazhdoi ai.“Haaland ka të ngjarë të jetë golashënuesi tjetër i profilit të lartë pas Mbappe. Ai është një super talent,” shtoi Wenger.

“Ambicia e tij, vullneti i tij për të shënuar gola dhe aftësia për të luftuar në një duel [e veçojnë atë]. Ai është atje dhe dëshiron të fitojë, ka diçka në të që është e mrekullueshme për një sulmues “, përfundoi francezi. /abcnews.al/