Erl Murati: Besoj se me afrimin e zgjedhjeve palët do të ulen në dialog

schedule22:52 - 16 Mars, 2019

schedule 22:52 - 16 Mars, 2019

Gazetari Erl Murati ka shprehur optimizmin e tij se me afrimin zgjedhjeve të 30 qershorit palët do të ulen në tryezë dhe për këtë thekson ai do të investohet edhe faktori ndërkombëtar, se nuk mund të lejojë zgjedhje vetëm nga njëri krah. Në studion e Mbrëmje në ABC Neës, Murati tha se ky i fundit deri tani nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog.

“Të dy palët janë larg-njëra tjetrës, por me afrimin e 30 qershorit edhe faktori ndërkombëtar do të investohet për të ulur palët se deri tani nuk ka përpjekje për të ulur palët në dialog. Besoj që të dy palët do ulen në tryezë e dinë ata se ç’kërkojnë dhe sa lëshojnë. Besoj që faktori ndërkombëtar do ta ketë të vështirë të lejojë zgjedhje vetëm me një krah”.

Duke komentuar prtestëne  sotme të opozitës, Murati theksoi se faktori kryesor që do të përcaktojë rrjedhën e opozitës është populli.

“Nëse opozita do jetë e aftë ta marrë popullin pas vetes dhe shqiptarët derdhen në rrugë dhe faktori ndërkombëtar nuk mund të rreshtohet me një Kryeministër që nuk e do populli, dhe këtë synon Basha e Kryemadhi që të thonë se ne kemi gjysmën e popullit dhe jo për interesa partiake. Faktori kryesor që do përcaktojë rrjedhën e opozitës është popullt, nëse në muajt në vazhdim do mbeten në shesh vetëm militantët, nëse populli do derdhet në shesh atëherë edhe faktori ndërkombëtar do shohë valorizimin e aksionit të opozitës, por do ulet për të thirrur të dy palët”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!