Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Erion Veliaj mbetet në burg/ Apeli i GJKKO i rrëzon kërkesën për zëvendësim mase

schedule15:09 - 24 Shkurt, 2026

schedule 15:09 - 24 Shkurt, 2026

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg.

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi sot kërkesën e tij për zëvendësim të masës së sigurisë.

Vendimi i gjykates:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina Kosova, sot më datë 24.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 68 akti, datë 17.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit E.V: “Ankim kundër vendimit nr. 118, datë 01.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, me një masë sigurimi më të butë si “Garancia pasurore”, parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale ose “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale”, si vijon: – Miratimin e vendimit nr. 118, datë 01.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!