Erë e fortë e reshje në Vlorë/Pezullohet lundrimi i anijeve

schedule09:39 - 2 Mars, 2018

schedule 09:39 - 2 Mars, 2018

Moti i keq ka pezulluar lundrimin detar në Vlorë. Trageti i linjes Vlorë-Brindizi nuk ka kryer itinerarin e zakonshëm nga kushtet e këqija atmosferike. Ndërsa nuk do të lejohet lundrimi edhe për mjetet e tjera siç janë anijet e peshkimit të cilat ndodhen të ankoruara në zonën e Triportit pranë Zvërnecit. Deti ka arritur forcën 8 ballë dhe shpejtësia e erës ka shkuar deri në 30 metër për sekondë. Kapiteneria e Vlorës konfirmon se situata e tillë pritet të vijojë gjatë gjithë ditës së shtunë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!