Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha sot se Turqia nuk është vëzhgues i krizave rajonale, por “aktori kryesor” në përpjekjet për t’i zgjidhur ato, duke përmendur luftën e Iranit si shembullin më të fundit.
“Turqia nuk është një vëzhgues i krizave rajonale, por, siç u pa së fundmi në luftën e Iranit, aktori kryesor në përpjekjet për t’i zgjidhur ato”, tha Erdogan gjatë ceremonisë së hapjes së Linjës së Metrosë Halkali-Aeroporti i Stambollit në Stamboll.



