Erdogan: SHBA dhe Britania po e kthejnë Detin e Kuq në një det të mbushur me gjak

schedule12:33 - 12 Janar, 2024

schedule 12:33 - 12 Janar, 2024

Sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë kundër Houthis në Jemen nuk kanë qenë proporcionale, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti turk pretendoi se të dy vendet po përpiqen ta kthejnë Detin e Kuq në një “det gjaku”.

Ai shprehu gjithashtu mendimin se Izraeli do të dënohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Hagë, ku Afrika e Jugut ka apeluar kundër tij, duke e akuzuar atë për “akte që përbëjnë gjenocid” kundër palestinezëve në Gaza.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!