Erdogan: Putin pranon të zgjasë marrëveshjen e grurit

schedule15:47 - 14 Korrik, 2023

schedule 15:47 - 14 Korrik, 2023

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se homologu i tij Vladimir Putin është dakord me propozimin e Turqisë për të zgjatur marrëveshjen e eksportit  të grurit në Detin e Zi.

Duke folur për gazetarët, Erdogan shprehu optimizëm se “marrëveshja do të zgjatet si rezultat i përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë”.

“Ne po përgatitemi të presim presidentin rus Vladimir Putin në Republikën Turke në gusht. Të njëjtin mendim kemi edhe për shtrirjen e eksportit të drithit nga Deti i Zi”, theksoi ai

Vihet re se zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Vershinin ka diskutuar në një bisedë telefonike për marrëveshjen e Detit të Zi me homologun e tij turk Burak Aksapar, njoftoi Ministria e Jashtme ruse.

Marrëveshja, e nënshkruar në korrik 2022 në Stamboll nga përfaqësues të Rusisë dhe Ukrainës nën kujdesin e Turqisë dhe OKB-së, lejoi që të eksportoheshin pothuajse 33 milionë tonë drithë ukrainase, pavarësisht nga lufta që shpërtheu nga fundi i shkurtit 2022.

Por eksportet janë ngadalësuar ndjeshëm që nga maji pasi inspektimet dhe regjistrimet e anijeve kanë rënë. Diplomatët kanë akuzuar më parë Rusinë për ngadalësim të inspektimeve.

OKB tha javën e kaluar se asnjë anije e re nuk është regjistruar për të kaluar Detin e Zi që nga 26 qershori në Qendrën e Përbashkët të Koordinimit në Stamboll, e cila mbikëqyr marrëveshjen.

Vladimir Putin ka argumentuar se Rusia do të tërhiqet nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi, duke thënë se Perëndimi e ka mashtruar Moskën duke dështuar në përmbushjen e asnjë prej premtimeve të saj për të siguruar akses në tregjet botërore për produktet bujqësore ruse.

Çfarë po shqyrton Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian po shqyrton një propozim për të lejuar një bankë ruse të sanksionuar të krijojë një filial që mund të lidhet me rrjetin financiar global në mënyrë që të shpëtojë një marrëveshje për eksportin e grurit nga Ukraina përmes porteve të saj të Detit të Zi, e cila u mbyll me ndërmjetësimin e OKB-ja dhe Turqia, raporton artikulli i sotëm në gazetën Financial Times.

Plani, i propozuar në Moskë si pjesë e negociatave të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, do të lejojë një bankë ruse të krijojë një filial që do të përpunojë ekskluzivisht pagesat që lidhen me eksportet e grurit dhe produkteve të tjera bujqësore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!