Erdogan në Beograd: Për Kosovën pranojmë gjithçka që pranojnë palët

schedule19:01 - 7 Tetor, 2019

schedule 19:01 - 7 Tetor, 2019

Presidenti turk Reçep Taip Erdoan ka deklaruar se Turqia do të vijojë investimet e saj në aksin Ankara-Beograd. Gjatë një vizite në kryeqytetin serb ku u prit nga homologu Vuçiç, Erdoan ka prekur edhe çështjen e Kosovës, duke deklaruar se do të pranojë gjithçka për të cilën bien dakord Beogradi dhe Prishtina.

President turk, Recep Taip Erdogan, është mysafir i rëndësishëm dhe i respektueshëm në Serbi. Pritjen ia bërë në këtë nivel homologu Alleksandar Vuçiç. Pas të shtënave nga topi në shenjë nderimi dhe solemnitetit para Pallatitit të Serbisë, miku turk kishte sjellë me vete edhe ide politike dhe mbi të gjitha investime. Në takimet që pati i premtoi Serbisë 6 fabrika të reja dhe shkëmbim tregtar prej 2 miliardë e më vonë deri në 5 miliard. Presidenti turk ofroi mbështetje dialogut me Kosovës dhe tha ajo që bien dakord palët do të jetë e pranueshme edhe për Ankaranë.

Recep Taip Erdogan, president i Turqisë: “Besoj se presidenti Vuçiç ka dhënë mendimin më të saktë rreth qëndrimit tonë për Kosovën. Turqia përkrah paqen në Ballkan dhe do të vazhdojë me investime në Serbi”.

Për Serbinë do të marrë pjesë edhe në takime trilaterale me Bosnjën. Vuçi♪5 theksoi se e respekton Erdogan dhe dallimet rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës nuk mund ti ndajnë. Por, me Truqinë kanë marrëdhëniet më të mira në histori.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Qëndrimi i Turqisë sa i përket Kosovës është në pajtueshmëri me interesat e saj si shtet, të cilat janë të ndryshme nga ato tonat, por është një hap i rëndësishëm që presidenti i Turqisë ka thënë se do të pranojë çdo zgjidhje tek e cila arrijnë Beogradi dhe Prishtina”.

Dy presidentët bashkë kanë hapur edhe një forum biznesi me rreth 200 biznsmenët që ka sjellë me vete kreu Turqisë.

Gazetar i ABC News në Beograd: Idro Seferi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!