Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur sot se Turqia nuk do ta aprovojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, raporton Reuters.
“Misionet diplomatike suedeze dhe finlandeze nuk e marrin mundimin që të udhëtojnë në Turqi që ta bindin Ankaranë që të aprovojë kërkesën e tyre,” citohet të ketë thënë presidenti turk në një konferencë për shtyp me homologun algjerian.
“Para së gjithash, ne nuk do t’u thoshim ‘po’ atyre që vendosin sanksione ndaj Turqisë për t’u bashkuar me NATO-n, një organizatë e sigurisë, gjatë këtij procesi”, citohet të ketë thënë më tej Erdogan.
#BREAKING Finland, Sweden have no clear stand against terrorist groups, says Turkish president
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) May 16, 2022
Sipas raportimeve, pas këtij qëndrimi nuk qëndron vetëm çështja e marrëdhënieve me Rusinë, por një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme nga Ankaraja: mbështetja e lëvizjeve kurde. “Të dy vendet – tha troç Erdogan – po u japin strehë shumë terroristëve”.
Dhe shtoi: “Ne nuk duam të përsëritet i njëjti gabim i bërë me pranimin e Greqisë”.
Ky lloj qëndrimi shkon më shumë Suedinë, e cila ka qenë gjithmonë mikpritëse për refugjatët politikë dhe ka mirëpritur një komunitet të madh kurd: njerëz që kanë ikur nga Turqia, Irani, Siria dhe Iraku që nga vitet 1980 dhe që në shumë raste kanë marrë nënshtetësinë suedeze. Kurdët në Suedi kanë disa organizata, njëra prej të cilave është hapur afër PKK-së, Partia e Punëtorëve Kurdë që drejton një luftë guerile kundër autoriteteve të Ankarasë. /abcnews.al/