Erdogan dhe Biden pritet të takohen në Glasgow, çfarë pritet të diskutohet

schedule21:56 - 27 Tetor, 2021

schedule 21:56 - 27 Tetor, 2021

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan këtë të mërkurë ka deklaruar se çështjet në lidhje me programin e avionëve luftarakë F-35 do të jenë tema kryesore në takimin e tij të ardhshëm me presidentin amerikan Joe Biden.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se Erdogan ka theksuar se takimi i dyte i dy liderëve që kur Biden u zgjodh president, do të mbahet në Glasgoë në margjinat e konferencës së OKB-së për klimën (COP26), e cila do të fillojë më 31 tetor.

Turqia, një prodhues dhe blerës i F-35-ve, u përjashtua nga programi vitin e kaluar për shkak të blerjes së sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore S-400 në vitin 2019. Ndër të tjera thuhet se se heqja e saj është e padrejtë dhe ka kërkuar rimbursim për investimin e saj prej 1.4 miliard dollarësh në program.

Ndërkohë Erdogan ka thënë se Uashingtoni i ka ofruar Ankarasë një paketë avionësh F-16 dhe komplete modernizimi në këmbim të pagesës.

“Informacioni që morëm është se ekziston një lloj plani pagese me ta”, u citua t’u kishte thënë Erdogan gazetarëve në lidhje me F-16. Erdogan shtoi se ai do të kishte një shans për të konfirmuar drejtpërdrejt nëse Uashingtoni ishte i gatshëm të kthente paratë përmes dërgesave të F-16./abcnews.al