Eric Dier u huazua gjatë merkatos së janarit te “Bavarezët” e Bayern Munich, me klubin gjerman që e mori mbrojtësin nga Tottenham deri në përfundim të këtij sezoni, me të drejtë blerjeje në verë dhe tashmë duket se kanë vendosur për të ardhmen e tij.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, anglezi nuk ka arritur që të fitojë besimin e teknikut Thomas Tuchel dhe nuk është duke luajtur rregullisht, ndoshta nuk është i gjithë faji i tij, duke qenë se situata te “gjigantët” gjermanë është shumë e komplikuar dhe kjo po ndikon në performancën e shumë lojtarëve, të cilët nuk janë në gjendje të performojnë në potencialin e tyre të plotë.
Megjithatë përtej këtyre detajeve, klubi i Bayern nuk po mendon që ta blejë kartonin e mbrojtësit, i cili në verë do duhet të rikthehet te Tottenham, teksa kujtojmë se pjesa e fundit e sezonit do të jetë vendimtare për Bayern Munich, me gjermanët, të cilët ende nuk e dinë se kush do të jetë trajner në sezonin 2024-2025, por duket e pamundur që Dier të qëndrojë në Gjermani, ku deri më tani ka bërë gjithsej 10 paraqitje deri më tani për edicionin 2023-2024, 6 në Bundesliga dhe 4 në Premier League. /i.m /abcnews.al