Enis Gavazaj është lojtari i fundit që ndahet me Kukësin. Largimet e shumta të ditëve të fundit kanë krijuar konfuzion te tifozët e ekipit që tenton fitimin e titullit kampion dhe ironia e tyre në rrjetet sociale nuk mungon.
“Enis Gavazaj nuk është më pjesë e Kukësit! Sulmuesi nga Prizreni ka mbyllur sot aventurën e tij me skuadrën tonë. Presidenti i klubit dhe sulmuesi Gavazaj kanë pasur një takim me njëri-tjetrin dhe më pas kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.
Kontrata e Gavazajt përfundonte verën e ardhshme, megjithatë palët kanë shtrënguar duart duke ndërprerë kontratën parakohe. Klubi i Kukësit e falënderon Enis Gavazajn për kontributin e dhënë me fanellën e Kukësit dhe i uron suksese në të ardhmen.
Faleminderit Enis!“, lexohet në komunikatën e klubit të Superiores. 25-vjeçari nga Prizreni u bë pjesë e verilindorëve në korrikun e vitit të kaluar dhe e mbylli këtë aventurë me vetëm dy gola të shënuar. /abcnews.al