Erdhën për Ethemin dhe i “hutoi” Rroca, Istanbulspor pret fantazistin

schedule08:39 - 16 Shtator, 2020

schedule 08:39 - 16 Shtator, 2020

Eduart Rroca do të jetë pjesë e Istanbulspor, në ligën e dytë turke. Një javë më parë, sikurse bëjnë me dije burime të abcnews.al pranë klubit të Kukësit, mesfushori ka qenë në Turqi për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

Ende nuk ka zyrtarizim, por ndeshja me Wolfsburg pritet të jetë e fundit për Rrocën me fanellën e Kukësit. Sa i takon detajeve të marrëveshjeve mes klubeve, kërkesat e Kukësit kanë qenë të larta fillimisht.

Duke pasur vetëm gjashtë muaj ofertë, gjasat janë që operacioni i transferimit të tij të shkojë në 50 mijë euro, aq sa edhe ka qenë oferta fillestare e Istanbulspor. Klubi turk faktikisht ka pasur një tjetër objektiv te Kukësi.

Përfaqësues të tyre kanë ndjekur një ndeshje të verilindorëve dhe shënjestra ishte Valon Ethemi. Trajneri i Istanbulspor ka vënë re cilësitë e Rrocës dhe u ka kërkuar drejtuesve që të tentojnë pikërisht fantazistin, i cili është një hap drejt zyrtarizimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!