Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Erdhën nga Italia/ Gruaja nga Vlora viktima e 9 nga koronavirusi, bashkëshorti izolohet në shtëpi

schedule09:45 - 28 Mars, 2020

schedule 09:45 - 28 Mars, 2020

Gruaja nga Vlora, viktima e nëntë nga koronavirusi ishte kthyer para dy javësh së bashku me bashkëshortin nga Italia.

Bashkëshorti i viktimës ka rezultuar negativ për koronavirus, ai ndodhet i izoluar në shtëpi.

Burime për abnews.al bëjnë me dije se gruaja rreth 72 vjeçe, jetonte me bashkëshortin prej 15 vitesh në Poro të Vlorës. Mësohet se ajo do të varroset në vendlindjen e saj në Fier.

Ndërkohë sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësise, mësohet se gruaja, e cila vuante edhe nga hipertensioni, ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT.

Dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor nuk arriti të mbijetojë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!