Epoka e Trump/ Nazarko: Administrata e re, e zotuar për t’i dhënë fund konflikteve. Njëjtë do veprojë me konfliktin Kosovë-Serbi

schedule19:41 - 20 Janar, 2025

schedule 19:41 - 20 Janar, 2025

Për analistin Mentor Nazarko, Elon Musk ka qenë figura më e zëshme në politikën e jashtme  të presidentit të ri, pozita e të cilit lidhet vetëm formalisht me efektivitetin e administratës së brendshme të presidentit të ri të SHBA, Donald Trump. Si e pamë protokolli i presidentit Trump ka vuajtur  për t’i sistemuar figurat big të teknologjisë – Musk ishte vetëm njeri- në një vend dinjitoz dhe afërsia me  familjen Trump ishte dëshmia e fuqisë së tyre në Trump 2. Musk është figura kryesore e tyre, si u duk në shoun e fuqisë së Amerikës së ardhshme – ceremonia inaugurale.

“Elon Musk ka qene figura më e zëshme, ndonëse politikisht jo korrektja, e cila ka qenë agresive qoftë dhe me preferencën e tij për të djathtën ekstreme në Britaninë e Madhe, apo në Gjermani, qoftë me përfshirjen e tij të paparë ndonjëherë në politikën e brendshme të këtyre shteteve, – Kanada, Gjermani, etj, ndonëse pozita e tij lidhet me efektivitetin e administratës së brendshme të presidentit Trump dhe jo me politikën e jashtme”, tha ai në “Edicionin Qendror”.

Më tej, analisti theksoi se administrata e re është zotuar për t’i dhënë fund konflikteve.

Sipas Nazarkos, në fillim do të mbylli konfliktin Rusi-Ukrainë siç bëri me Hamasin dhe Izraelin, pastaj do të mbylli dhe konfliktin Kosovë-Serbi.

“Dua të besoj që kjo forcë mund të sjelli në fillim mbylljen e konfliktit Rusi-Ukrainë dhe pastaj mbylljen e konfliktit Kosovë-Serbi. Kush e kujton- ai e përmbylli presidencën e parë me marrëveshjet abrahamike Israel me vendet arabe, dhe në shtator 2020 u firmos dhe marrëveshja Kosovë-Serbi. Ditët e fundit ai tha se do merrej me ato marrëveshje, e le të shpresojmë dhe me Kosovë-Serbi , negociuar asokohe. Kush mendon në mënyrë naive që nuk ka lidhje nëpërmjet  konfliktit Rusi- Ukrainë dhe dialogut Serbi -Kosovë është dritëshkurtër.  Natyrisht nuk mendoj si Kurti se Kosova është si Ukraina që larg qoftë mund të humbë territor. Unë mendoj që kushti numër 1, i nevojshëm dhe i mjaftueshëm që Kosova të hyjë në OKB është normalizimi i marrëdhënieve të Rusisë me Perëndimin (SHBA-në e Trumpit). Është pra, parakusht i nevojshëm dhe ai kalon nga firmosja e një marrëveshje Rusi-Ukrainë. Kështu që le të presim që këto zhvillime të ndërlidhura me njëri-tjetrin të prodhojnë diçka pozitive për rajonin dhe botën”, përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!