Epidemiologu: Vala e dytë e koronavirusit mund të jetë shumë më e madhe se e para

schedule22:47 - 17 Qershor, 2020

schedule 22:47 - 17 Qershor, 2020

Epidemiologu Dritan Ulqinaku nga “Byro Politike”, në Abc News është shprehur se epidemia në vendin tonë për nga mënyra e agresivitetit ndryshon në krahasim me vendet e tjera.

Në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi, epidemiologu ka theksuar se vala e dytë e pandemisë mund të jetë më e madhe se vala e parë.

Ulqinaku ndër të tjera ka thënë se tashmë koronavirusi është një virus që është bërë njësh me njeriun.

Vala e dytë mund të jetë shumë më e madhe se vala e parë, nuk është parë asnjëherë që bota të mbyllej në këtë mënyrë. Mbyllja ka të mirat dhe të metat e veta, e mira është për vende siç është Shqipëria që nuk e dinte një gjë të tillë të përgatitej, e keqja është se e zgjat kohëzjatjen e pandemisë. Është një infeksion që është bërë tashmë njësh me njeriun, është në të gjithë globin, ai është në çdo shtet dhe problemi tashmë është se kur do të arrihet imuniteti. Numri i infeksioneve me stinën e nxehtë është rritur, por është ulur numri i vdekshmërisë”, ka thënë mjeku.

Ndërkohë në lidhje me zhvillimet e testeve epidemiologu ka theksuar se janë të mjaftueshme për të pasur në kontroll situatën.

“7 % e bluzave të bardha kanë rënë në kontakt me koronavirusin. Duhet të kemi parasysh realitetin, kur flasim për PCR-në, duhet të theksojmë se kemi një sistem shëndetësor që baza është Shendeti Publik, dhe ne duhet të dimë kapacitetet që deri më tani janë vendosur kriteret se kujt do ti merret ky tamponë, ne nuk kemi njerëz dhe është kosto që ne të bëjmë 10 mije teste në ditë. Persa i përket numrit të testimeve ne jemi renditur diku në mes të disa vendeve të ndryshme”, ka thënë epidemiologu. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!