Rreth 23 mijë persona në javë, sipas Institutit të Shëndetit Publik, kërkojnë ndihmën e mjekut për shkak të infeksioneve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe gripit. Epidemia e gripit në vend është në kulmin e saj.
Epidemia e gripit në vend ka arritur kulmin. Rreth 23 mijë persona në një javë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të infeksioneve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe gripit.
Të dhënat vijnë nga Instituti i Shëndetit Publik, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë e rendit Shqipërine ndër shtetet me intensitet mesatar të viruseve në qarkullim.
Ashtu si dhe në Europë, në vendin tonë qarkullojnë tipet AH1N1 dhe B.
Aktualisht, specialistët thonë se nuk janë paraqitur raste të rënda, gjithësesi këshillojnë qytetarët për kujdes të shtuar, pasi gripi ka shfaqur si karakteristikë të tij edhe zgjatjen në kohë.
Apeli vjen për të shmangur vendet e mbipopullura dhe ndjekje të rekomandimeve të mjekut.
Për të orientuar qyetarët, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar edhe diferencimin e simptomave të gripit dhe virozave, të cilat këtë vit paraqesin intensitet më të lartë se e njëjta e vitit të shkuar.
Një vit më parë, për shkak të gripit stinor, humbën jetën 16 persona./abcnews.al