Sondazh

 

Epidemi gastrointenstinale në Gostivar/ Qindra qytetarë në urgjencë, dyshohet të helmuar nga uji

schedule18:16 - 20 Korrik, 2026

schedule 18:16 - 20 Korrik, 2026

Epidemi gastrointensinale në komunën e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut.

Gjendja shëndetësore në qytet është shpallur e tillë me udhëzimin e Institutit të Shëndetit Publik.

Institucioni shëndetësor njoftoi se një vendim i tillë erdhi pasi në qytet është tejkaluar limiti javor i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore e që kryesisht kanë simptoma të të vjellave dhe të diarresë.



ISHP tha se vetëm gjatë ditës 24 orëve të fundit në repartin e sëmundjeve ngjitëse kanë kërkuar ndihmë mjekësore 204 pacientë, tre nga të cilët janë të hospitalizuar, ndërsa në repartin e Pediatrisë janë 145 pacientë prej të cilëve 105 janë raste të reja.

Edhe në Repartin e Urgjencës janë paraqitur 9 pacientë me simptoma të diarresë dhe të vjellave duke bërë që në vazhdimësi numri i rasteve të rritet.

“Duke parë situatën aktuale me numrat e pacientëve, shpallja e gjendjes së epidemisë është e nevojshme sepse do të na ndihmojë në koordinim më të mirë të punëve ndërmjet reparteve dhe institutit, kjo do të na ndihmojë të gjejmë edhe shkaktarin e gjithë kësaj situate”, deklaruan nga ISHP.

Qytetarët e Gostivarit prej katër ditësh po përballen me probleme shëndetësore që sipas dyshimeve të para po vijnë nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit.

Me vendim të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë aktualisht në Gostivar ndalohet përdorimi i ujit të pijshëm, teksa ISHP e ndaloi përdorimin e tij edhe për pastrimin e frutave apo enëve shtëpiake që përdoren për ushqim.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!