Sot u luajt java e 33-të në Kategorinë Superiore. Një javë që foli për Teutën kryesuese. Ekipi durrsak fitoi 1-2 në transfertë kundër Kastriotit, teksa u ndaluan Partizani dhe Laçi, që janë edhe dy kundërshtarët e radhës.
Tre ndeshje kanë mbetur për t’u luajtur deri në fund, Teuta kryeson me tre pikë më shumë se “Demat” e Ilir Dajës, distancë që mund të zërohet javën e ardhshme.
“Distancë sociale”?
Posted by KF Teuta on Thursday, 13 May 2021
Gjithsesi, në qytetin bregdetar entuziazmi është i madh dhe nuk ka munguar ironia për rivalët. “Distancë Sociale“, shkruan klubi i Teutës në foton e publikuar ku shfaqet renditja e Superiores. /abcnews.al