Balerini dhe koreografi i njohur, Eno Peçi ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC Neës se nuk dëshiron që fëmijët e tij të merren me balet, pasi do t’i duhet të kalojnë në shumë vështirësi.
Ai ka zbuluar se vajza është më e orientuar te muzika, ndërsa djali te kërcimi por që të ardhmes nuk i dihet.
“Dëshirë nuk e di a mund të kem, sepse është një profesion shumë i vështirë. Por kanë atë ndjesinë artistike që jemi duke e kuptuar me kalimin e kohës. Vajza ka diçka artistike se ajo i bie kitarës, ka filluar që më përpara të marrë mësime kitare. E ka lënë mësimin, tani shkruan notat, shikon muzikën, do që t’i bëj vetë të gjitha. Kështu që po shkon nga ky drejtim. Kurse çuni që është 7-vjeç i pëlqen shumë të kërcejë, por duhet të shohim si do të shkojnë punët sepse mbase vjen një fazë dhe fillon diçka tjetër. Kështu që ne të dy jemi ata që shohim si zhvillohen. Të them të drejtën me këto vështirësira që ka baleti, duhet të jesh pak ndryshe, duhet të jesh pak i fortë me personalitetin, sepse nganjëherë demoralizohesh dhe duhet të kësh atë fuqinë që të vazhdosh. Edhe jo të gjithë e kanë, kështu që nganjëherë mendoj për fëmijën tim nëse dua t’ja unë këtë gjë”, u shpreh Eno.
Sakaq, ai theksoi se dikur edhe vetë ka pasur shumë pikëpyetje nëse duhet ta vazhdonte baletin a jo.
“Unë kam pasur shumë pikëpyetje nëse dua ta vazhdoj baletin. Por kërcimi për mua ka qene çelsi kyç si nga ana profesionale, ashtu dhe nga ana private. Më ka drejtuar në ato drejtime që unë kam dashur të shkojë. Kështu që e shoh pozitive”, shtoi Peçi./abcnews.al