Enertila Bekteshi në “Provokacija” për atmosferën festive

schedule22:43 - 28 Dhjetor, 2018

schedule 22:43 - 28 Dhjetor, 2018

Enertila Bekteshi është psikologe klinike. Ajo ishte në “Provokacija” për të folur rreth atmosferës festive që krijohet në fund vit dhe jo vetëm. Edhe pse koha është e kufizuar tashmë, ajo tregoi se e rëndësishme është që në darkën e fundit të vitit e gjithë familja ulet bashkë.

“Edukata që ne u japim fëmijëve dhe mënyra e organizimit të festës është menaxhim më vete. Do t’i qëndroja imazhit që ti thua. Porsonalisht jam për këtë lloj feste, por ndoshta dhe mundësitë e prindërve nuk janë më. Koha dhe mundësia nuk më jep më që të ulem dhe të bëj bakllava, por detyrohem të blej bakllava të gatshme, ta çoj në shtëpi, të shtroj në mënyrë fantastike dhe ta festojmë. E rëndësishme është që familja është bashkë”.

Shumë njerëz kanë probleme natën e Vitit të ri, por sipas saj, gjithsecili duhet ta festojë në mënyrën që i përshtatet.

“Unë mendoj se duhet të festojmë të gjithë në mënyrën që i përshtaten. Edhe ata në spital. Natën e Vitit të Ri ka njerëz në spital”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!