Eneda Tarifa, fituesja e edicionit të 21 të “Këngës Magjike”

schedule08:03 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 08:03 - 8 Dhjetor, 2019

Eneda Tarifa u shpall fituesja e edicionit të 21 të “Këngës Magjike”. Këngëtarja kujtoi se festivali i dedikohet shtëpive të rrënuara nga tërmeti katastrofik.

Në vendin e dytë u rendit Fifi, e cila mori pikët maksimale nga publiku, mbështetje e cila u ndje edhe në sallën e Pallatit të Koncerteve.

“E kam shumë të vështirë që të flas, sepse jam e mbushur me emocione, por mendoj që duhet t’i bëj dy falenderime. Falenderimi i parë dhe shumë i rëndësishëm shkon për një dorë të mrekullueshme muzikore që e gëzon gjithë shqiptaria, Flori Mumajesi faleminderit! Falenderimi i dytë është për të gjithë artistët, por mbi të gjitha për balerinët e mi që vijnë enkas për këtë projekt. Dhe sigurisht Ardit Gjebrean”, tha e emocionuar këngëtarja Eneda Tarifa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!