Gjithçka është bllokuar, për futboll nuk bëhet fjalë në këto kohë dhe të gjithë po vrasin mendjen se si të shtyjnë sa më mirë kohën në shtëpitë e tyre. Situatë e pazakontë, e gjitha për faj të koronavirusit.
Gjithsesi, drejtuesit e klubeve dhe trajnerët nuk pushojnë kurrë. Chelsea është gati të shpenzojë në merkaton e verës për t’i dhuruar Frank Lampard një skuadër sa më kompetitive. Trajneri ka një dëshirë të madhe për repartin e sulmit.
Mediat spanjolle raportojnë se në krye të listës së Lampard është Ousmane Dembele, 22-vjeçari i Barcelonës. Sulmuesi i djathtë nuk ka pasur aspak fat me dëmtimet dhe momentalisht po punon për t’u rikuperuar.
Chelsea është gati të ofrojë deri në 80 milion euro për kartonin e lojtarit të kombëtares franceze, një ofertë interesante për klubin katalanas, që është mërzitur me rendimentin dhe mungesat e shumta të Dembele. /abcnews.al