Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ëndrra amerikane vazhdon/ SHBA mund 2-0 Bosnjë-Hercegovinën, pretendon në Botëror

schedule10:15 - 2 Korrik, 2026

schedule 10:15 - 2 Korrik, 2026

Ëndrra amerikane vazhdon. Një tjetër nga skuadrat e vendeve organizatore shkëlqeu dhe fitoi, duke siguruar vendin e saj në raundin e tretë të Kupës së Botës.

Pas një Meksike të madhe, ja ku vijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po aq të frymëzuara dhe entuziaste.

Nën drejtimin e një trajneri argjentinas, Maurisio Poçetinos, krenaria e mbi 340 milionë amerikanëve, vazhdoi rrugën e saj në turneun, të cilin presidenti Donald Tramp e cilëson si të mundshëm për t’u fituar.



Edhe pse ndaj Bosnjë-Hercegovinës u luajt për mbi 30 minuta në inferioritet numerik, sërish kjo nuk prishi punë.

Sulmuesi Folarin Balogun shënoi golin e parë në fundin e pjesës së parë, dhe Tilman garantoi suksesin 8’ para fundit.

Në 64’ ishte vetë Balogun që u përjashtua me karton të kuq për vendasit, që u ndihmuan jo pak nga publiku I zjarrtë në stadiumin e Gjirit të San Franciskos në Kaliforni.

Në tribuna ishin gati 69 000 njerëz, shumica dërrmuese amerikanë.

Bosnjë-Hercegovina ishte sërish pragmatike, madje edhe pasi pësoi golin e parë, dhe provoi të sulmonte vetëm kur pati 11 lojtarë në fushë ndaj 10 të rivalit.

Rivali I radhës, në të tetat e finaleve, do të jetë Belgjika, në duelin e 6 qershorit në Siatëll, por Poçetino do të duhet të bëjë pa yllin Balogun, më të mirin lojtar të Shteteve të Bashkuara në këtë Botëror.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!