Flamurtari nuk është në formën më të mirë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të pretendojë në Superligë. Trajneri Ilir Daja kërkon nga lojtarët e tij të arrijnë maksimumin ndaj Kukësit.
Një vit më parë ishte më komod, por nuk do t’ia dijë.
Ilir Daja nuk është nga ata trajnerë që nuk dinë të luftojnë, ndaj edhe diferenca mes Flamurtarit të sotëm e Skënderbeut të djeshëm, nuk e bën që të dorëzohet.
Tekniku tiranas, ndër më të mirët në Shqipëri, po përpiqet maksimalisht që vlonjatët të jenë një ekip i denjë për t’u matur me më të mirët, diçka që për hir të së vërtetës e kërkuan në të kaluarën, edhe paraardhës të tij si Gentian Mezani apo Shpëtim Duro.
Në prag sfida ndaj Kukësit, si e sheh atë Daja?
“Kukësi është një hap përpara sepse vjen nga një ritëm që e ka nga eliminatoret e Champios League-s dhe në Europa League. Është formatuar përpara nesh dhe ka pasur një kohë më të gjatë në dispozicion. Këto nuk janë justifikime për t’u futur në fushë me mentalitet jo fituesi. Në çdo ndeshje ne do hyjmë për të marrë tre pikëshin”, tha trajneri Daja.
Ndaj Teutës në Durrës u arrit barazim javën e parë, I mirë si rezultat, por Daja ka pretendime të tjera nga skuadra.
“Pavarësisht se donim që të merrnim më shumë nga ajo ndeshje e parë, por me atë që dhamë në fushën e lojës besoj se rezultati mëë i drejtë do të ishte barazimi. Natyrshëm që nuk kënaqemi me barazimin, por që kishte gjëra pozitive në atë ndeshje, por kishte edhe gjëra negative. Me ardhjen e Allës dhe Kristjan përforcohet reparti i mbrojtjes, sidomos qendra, aty ku kishim një numër më të pakët lojtarësh, po që na duhet edhe një numër tjetër lojtarësh”, tha Daja./abcnews.al