Endacak dhe me emër të çuditshëm, “maskimi” unik i Sinisa Mihajlovic

schedule20:24 - 12 Nëntor, 2020

schedule 20:24 - 12 Nëntor, 2020

Trajneri i Bologna, Sinisa Mihajlovic, është rikthyer të flasë për luftën që ia doli kundër leuçemisë. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, serbi tregon për eksperiencën që kaloi si dhe zbulon për herë të parë se kur u shtrua mori një identitet tjetër.

“Unë u shtrova në spitalin Sant’Orsola dhe m’u dha një identitet tjetër. Më bënë Cgikjltfr Drnovsk, një person i pastrehë 69-vjeçar. Mjekët donin të më mbanin larg kureshtarëve, të cilët mund të më shqetësonin mua dhe pacientët e tjerë. Realisht në fund të dy seancave të para të kimioterapisë unë dukesha tamam si një burrë 69-vjeçar”, kujton trajneri.

“Ne nuk kemi faj për sëmundjet që na bien dhe duhet të reagojmë. Secili person e bën atë në rrugën e vet, por unë nuk jam një hero. Normal që kisha frikë dhe i lutesha Zotit për ndihmë, ashtu si të gjithë.

Ata që dështojnë nuk janë të dobët. Është një sëmundje e përgjakshme, që ende nuk ka asnjë recetë për t’u kuruar. Ju mund të ndiheni si një luftëtar, por pa mjekët nuk mund të shkoni askund. E vetmja gjë që mund të bësh është të mos humbasësh vullnetin për të jetuar, pasi pjesa tjetër nuk varet nga ne.

“Tashmë e vlerësoj çdo moment. Nuk e bëja më parë, por tani e kam kuptuar. Sëmundja më bëri një njeri më të mirë, një njeri që përpiqet ta shikojë gotën gjysmë plot”, përfundon Mihajlovic. /abcnews.al