EMRI/ Tregtonte cigare me pulla të falsifikuara, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë

schedule09:35 - 11 Janar, 2023

schedule 09:35 - 11 Janar, 2023

Një 55 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi është kapur duke tregtuar paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, me pulla të falsifikuara.

Në pranga është vënë shtetasi Arjan Deliu, banues në Tiranë. Gjatë kontrollove “Blutë” kanë sekuestruar dhjetëra steka me cigare të llojeve të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “False”.

Vihet në pranga 1 shtetas që tregtonte paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, me pulla fiskale të falsifikuara.

Sekuestrohen dhjetëra steka me cigare të llojeve të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “False”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e shtetasit A. D., në rrugën “Hamdi Pepo”, shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara dhe me fulla fiskale të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale..r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!