EMRI/ Tentoi të fuste mbi 100 mijë paund në Shqipëri, arrestohet 30 vjeçari që vinte nga Anglia

schedule10:16 - 12 Gusht, 2023

schedule 10:16 - 12 Gusht, 2023

Një 30 vjeçar është vënë në prangat e policisë Kufitare të Portit të Durrësit pasi ka tentuar që të futet me një shumë parash të padeklaruara.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fluksi 3”, është bërë i mundur ndalimi i Diafet Palushit, treti gjatë kësaj jave, për goditjen e tentativave për të futur para të padeklaruara, në vendit tonë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

I riu vinte nga Anglia dhe kishte fshehur në çantën e dorës, 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Sipas policisë mësohet se policia ka sekuestruar 100 460 paund. Gjithashtu gjatë kësaj jave, në këtë pkk u sekuestruan 204 230 euro të tjera që tentoheshin të futeshin në vendin tonë, ilegalisht, me 2 autobusë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!