Lëvizjet e autorit/ Shpërthimi me tritol në lokalin në Vlorë, ndalohet 28-vjeçari

schedule08:16 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 08:16 - 12 Dhjetor, 2024

Policia e Vlorës ka reaguar sërish lidhur me shpërthimin e ndodhur të dielën në lagjen “Uji i Fohtë” në Vlorë. Një lokali iu vendos tritol. Lidhur më këtë ngjarje mësohet se është ndaluar emri i autorit të dyshuar. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Beqir Selamaj alias Beqir Murati.

28-vjeçari rezulton me precedent penalë në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes së pasurisë.

“Nga hetimet rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i vendosjes së lëndës eksplozive më datë 08.12.2024, rreth orës 05:50, në një lokal, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në pronësi të shtetases 73 vjeçe, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit, përmes veprimeve të koordinuara dhe mbështetura në prova shkencore, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy telefona celular, një biçikletë dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale, iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

/abcnews.al/