EMRI/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari në Shkodër

schedule08:01 - 28 Prill, 2024

schedule 08:01 - 28 Prill, 2024

Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e oborrit të një banese ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit në Shkodër.

Mësohet se lënda plasëse është vendosur sipas burimeve policore në oborrin e banesës së gjyqtarit, Tonin Sterkaj.

Nga raportimet e para bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendngjarje po heton mbi këtë rast dhe personin apo personat që kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse dhe shkaqet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!