EMRI/ Shfrytëzoi tërmetin, tiransit i zbulohet mashtrimi me ndihmat në Durrës dhe arrestohet

schedule08:49 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 08:49 - 7 Dhjetor, 2019

Policia e Durrësit ka arrestuar një 49 vjeçar nga Tirana, pasi i është zbuluar mashtrimi për ndihmat. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se është vënë në pranga Arben Musliaj, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke shfrytëzuar situatën e ndodhur pas termetit, në lagjen nr 14,  në ambientet e brendshme të tregut të fruta-perimeve në Shkozet, Durrës, i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13.000 lekë (të rinj) shtetasit N. F. , banues në Durrës, me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore për  këtë situatë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Durrësit  vijon punën për evidentimin dhe goditjen e rasteve të mashtrimit dhe abuzimit  duke përfituar nga situata e krijuar si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.

Bie në prangat e Policisë një 49-vjeçar, nga Tirana për mashtrim me qëllim përfitimin e një shume lekësh.

Policia e Durrësit, në kuadër të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së rasteve abuzive apo të mashtrimit  duke përfituar si pasojë  e situatës së krijuar nga tërmeti i rënë më datë 26 nëntor, ka shtuar prezencën policore me uniformë dhe civile në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Si rezultat i investigimit në  pikat e grumbullimit të ndihmave, në tregjet ushqimore dhe në territor, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar  në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës  arrestuan në flagrancë shtetasin:

Arben Musliaj, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke shfrytëzuar situatën e ndodhur pas termetit, në lagjen nr 14,  në ambientet e brendshme të tregut të fruta-perimeve në Shkozet, Durrës, i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13.000 lekë (të rinj) shtetasit N. F. , banues në Durrës, me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore për  këtë situatë.

Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale dhe  materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit  garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë, e jetës dhe të pronës dhe  fton qytetarët që të denoncojnë  në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast abuziv apo çdo tentativë për vjedhje prone duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!