KUKËS- Gjykata e Kukësit caktoi “Arrest në shtëpi” për 57-vjecarin Xhevit Sopaj, i cili u arrestua tre dite me parë nga për falsifikim të dokumenteve shtetërore.
Ai kishte regjistruar në mënyrë fiktive një vajzë që nuk ekzistonte për qëllime përfitimi, ndërsa ka bërë çregjistrimin e saj në 2021 kohë që përkonte me mbushjen e moshës 19 vjeç.
Nën hetim në gjendje të lirë për të njëjtën vepër u vu një mjek i Kukësit dhe sipërmarrësi i shërbimeve funerale./abcnews.al