Një 37 vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në zonën e Institutit mbrëmjen e së martës. I plagosuri është Bledar Beluli, një ish efektiv i forcave RENEA.
Gazetari Ervin Leka raporton se ai është nisur vetë për në spital por nuk ka mundur dhe është ndaluar te Casa Italia ku ka kërkuar ndihmë.
37-vjeçari e kishte armën me leje dhe, sipas dyshimeve paraprake, po pastronte armën por është shkrepur pa dashje.
Plumbi e ka kapur në pjesën e këmbës. Megjithatë po hetohet se si ka mbetur i plagosur. Momentalisht 37 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al


