Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër.
Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se ka mbetur i plagosur, 40-vjeçari Aleksandër Curri.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, teksa ka mbërritur edhe ambulanca, që ka marrë të plagosurin për ta transportuar në spital./abcnews.al