EMRI/Përmbyset varka e peshkimit në Durrës, shpëton një nga peshkatarët në kërkim tjetri

schedule13:03 - 1 Mars, 2020

schedule 13:03 - 1 Mars, 2020

Një varkë peshkimi është përmbysur këtë të dielë në Durrësit.

Burime për ABC News bëjnë me dije një nga personat që ndodhej në varkë ka shpëtuar, dhe është dërguar për të marrë ndihmën shëndetsore në Spitalin e Durrësit.

Gazetari Leonidha Musai raporton për ABC News se peshkatari që po kërkohet është Ardian Merkuri 52 vjeç.

Ndërkohë vijojnë kërkimet në det për gjetjen e peshkatarit tjetër.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:25, në lagjen nr.1, Durrës, dy shtetas ishin futur në det me një pedalon për peshkim, ku si pasojë e dallëgëve pedaloni është përmbysur.

Menjëherë pas njoftimit të marrë shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të DVP Durrës kanë dalë në det me mjet lundrues dhe në bashkëpunim me një prej familjarëve është bërë e mundur nxjerrja në breg e shtetasit I.B, rreth 48 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa personi tjetër shtetasi A.M, rreth 52 vjeç, dyshohet se është mbytur.

Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet me mjete lundruese si dhe janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!