Emri/Nuk i qendroi policisë, jepet masa për vlonjatin me rrezikshmëri të lartë

schedule14:03 - 25 Shkurt, 2023

schedule 14:03 - 25 Shkurt, 2023

Gjykata e Vlorës ka dhënë këtë të shtunë masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për shtetasin Denis Karafili, i arrestuar dy ditë më parë nga policia, pasi së bashku me katër shtetas të tjerë nuk i qendruan patrullës së policisë, duke u larguar me mjetin ku edhe udhëtonin.

Masa e sigurisë është zhvilluar këtë të shtunë në mesditë ndërsa prokuror i çeshtjes ka qenë Hyrjet Lamaj dhe gjyqtare Mirela Mishgjoni. Për këtë ngjarje në kërkim ndërkohë janë katër shtetas të tjerë, it Inez Hajrulla, Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj, pjesëtarë të një grupi kriminal me aktivitet në fushën e krimeve kundër personit./abcnews.al