EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh dhe prostitucion, arrestohet 52-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

schedule10:33 - 27 Korrik, 2024

schedule 10:33 - 27 Korrik, 2024

52-vjeçari Shpëtim Memolla, është kapur nga autoritetet në Velipojë. Memolla banues në Peqin ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion”.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Apelit Laquila/Itali në vitin 2022 e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!