EMRI/ Kush është viktima e atentatit në Durrës, policia zbardh detajet

schedule21:17 - 18 Maj, 2022

schedule 21:17 - 18 Maj, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sukth mbrëmjen e sotme, ku i është bërë atentat 48-vjeçarit Arben Mërkuri, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit.

Arben Mërkuri është qëlluar me dy plumba, të cilat kanë rezultuar fatalë, duke i shkaktuar vdekjen.

Mërkuri është një emër me precendetë  të mëparshëm penalë, pasi në vitin 2016-të  ai sëbashku me Landi Muharremi dhe Skënder Krahjan u arrestuan pasi dhunuan biznesmenin libanez të ndërtimit, Faadi Mitri.

Njoftimi i policisë

Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si ndodhi dhunimi i biznesmenit Mitri?

Mitri ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmija në momentin kur u sulmua barbarisht me shkop bejsbolli ne vitin 2016. Ai u goditur 10 herë në kokë dhe 7 herë të tjera në gjymtyrë. Kanë qenë tre persona që e kanë sulmuar, pasi i kanë përplasur makinën me të cilën ai udhëtonte në rrugën e Rinasit. Autorët ne atë kohë u larguan me një makinë tip “Tuareg” me targa të huaja. Sipas dëshmisë së biznesmenit dhe shoferi i dhunuar kanë dhënë para hetuesve, njëri nga autorët ka filmuar të gjithë skenën.

/Abcnews.al/