EMRI/ Kush është i forti i Durrësit që përplasi dy policët me “Range Rover”

schedule00:10 - 10 Qershor, 2022

schedule 00:10 - 10 Qershor, 2022

Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së sotme ku mbetën të plagosur dy efektivë, të cilët u përplasën nga një makinë “Range Rover”.

Hysen Pici ka qenë drejtuesi i mjetit “Range Rover” i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, pasi bashkë me të në mjet ndodhej dhe një person me rrezikshmëri të lartë i shpallur në kërkim.

Pici është arrestuar disa minuta më vonë, pasi përplasi efektivët të cilët kishin ngritur postobllok.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.06.2022, rreth orës 22.40, në lagjen nr 1, Durrës, një automjet  me drejtues shtetasin H.P, lëvizte në sens të kundërt.

Forcat operacionale të DVP Durrës që ishin me shërbim  në këtë zonë i kanë bëre shenjë për të ndaluar por  drejtuesi i automjetit ka  vijuar lëvizjen me shpejtësi  duke përplasur  punonjësit e policisë.

Si pasojë njëri  prej punonjësve të policisë, shtetasi  G.M, është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e personit që ndodhej në mjet, konkretisht shtetasin H.P, i cili kishte me  vete armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me AMP, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e  plotë të  rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!