Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Identifikohet i riu që u vra në Vlorë me plumb në kokë

schedule11:56 - 21 Gusht, 2021

schedule 11:56 - 21 Gusht, 2021

Identifikohet i riu që u vra në Babicë të Vlorës. Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raporton se viktima quhet  Xhuljan Bullari.

Mësohet se i riu është qëlluar me një plumb në kokë dhe është gjetur i pajetë në makinën me të cilën udhëtonte, tip “Fiat Punto” me targa “TR 3784 R”. Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e quajtur “Qafa e Topit” në afërsi të fshatit Babicë në një rrugë dytësore.

Sipas të dhënave paraprake kanë qenë kalimtarët të cilët e kanë parë të gjakosur në makinë të riun dhe më pas kanë njoftuar policinë rreth orës 07:35.



Makina që përdorte viktima rezulton në pronësi të një vajze nga Tirana. I riu është ekzekutuar me një plumb në kokë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!